FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Allegri: Ronaldo i qetë, duhet të jemi të përulur

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Genoa-s. Me një fitore, Juventus do të bëhej ekipi i tretë në historinë e Serisë A që fiton 9 ndeshjet e para të kampionatit (Juventus 2005/06, Roma 2013/14).

“Lojtarët janë në formë, edhe pse disa nuk janë gati të luajnë 90 minuta. Spinazzola ka luajtur 50 minuta në miqësore, por nuk është gati për kampionatin. Douglas Costa nuk luan një ndeshje të plotë prej dy muajsh, Khedira është i vetmi që nuk është në dispozicion dhe shpresojmë të kthehet për Empoli-n ose në ndeshjen e kthimit me United.

Rekordi? Këto momente janë të rrezikshme për ne. Vijmë nga dhjetë fitore (8 në kampionat, 2 në Champions) dhe nga ndërprerja e kampionatit për shkak të kombëtareve. Të gjithë thonë se Juventus do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e Serisë A dhe Champions-it deri në fund, por nuk është kështu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Ai është i qetë, po punon mirë, më pas vijnë gjëra personale, të cilave nuk dua t’u përgjigjem. Është përshtatur shumë mirë, duke u vënë në dispozicion të ekipit. Më pas edhe shënon, që di ta bëjë më mirë se të gjithë dhe të dhurojë asist.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në katër vitet e fundit, kemi fituar vetëm 1-0 në shtëpi kundër Genoa-s. Duhet të jemi të përulur dhe t’i marrim ndeshjet me radhë. Tani na presin gjashtë ndeshje, dy në Champions, që do të jenë vendimtare për kualifikimin”, deklaroi Allegri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?