Allegri: Synimi është Champions League, ja sa pikë duhen për titull
Juventus e mbylli merkaton e transferimeve me shumë largime dhe me pak prurje të reja. Trajneri i bardhezinjve ka komentuar merkaton e këtij sezoni si dhe pritshmërit në luftën për titull.
“Vlahovic e shoh më të qetë sepse është më mirë fizikisht, ai gjithashtu shënoi në dy ndeshjet e tij të para. Vitin e kaluar ai nuk ishte mire, pas kishte probleme në ijë, por ai shënoi 10 gola në kampionat.
Objektivat? Ne punojmë çdo ditë për të qenë konkurrues. Kampionati ka shumë rivalitet. Më 30 dhjetor duhet të shohim se ku do të jemi në renditje, me synimin për të qenë në krye, për të luajtur për objektivat në pjesën e dytë dhe për t’u kualifikuar në Champions League.
Titulli? Për mendimin tim, do të duhen nga 86 deri 90 pikë për ta fituar. Napoli dhe Milani janë favoritët kryesorë, pa harruar Interin, Atalantën, Romën, Lazion dhe Fiorentinën. Ne do të renditemi mes katër të parave”, deklaroi Allegri.
KOHA JONË SONDAZH

