Allegri: Synimi kryesor i Juventusit është kualifikimi në Champions League

Massimiliano Allegri ka folur në prag të ndeshjes së parë në Seria A ndaj Udineses. Trajneri italian kërkon të mbajë me këmbë në tokë lojtarët e tij duke u shprehur se synimi parësor është kualifikimi në Chmpions.

“Klubi është vigjilent në merkato. Unë jam i kënaqur me skuadrën në dispozicion dhe me mënyrën se si po punon grupi. Do të shohim se ku mund të arrijmë gjatë rrugës, skuadra ka hapësirë ​​të mjaftueshme për përmirësim. Ne duhet të jemi në katër të parat në prill”.

Mungesa në Kupat e Europës, a përbën avantazh? Do të shohim nëse është avantazh. Do të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjet, por pa Ligën e Kampionëve ka hidhërim dhe zhgënjim. Klubi është mësuar të marrë pjesë në to, edhe unë gjithashtu. Është një burim krenarie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mos marrësh pjesë në to nuk është gjë e mirë, mbi të gjitha sepse e kishim fituar kualifikimin në fushë. Duhet ta kthejmë këtë hidhërim në zemërim, të marrim pjesë vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka hakmarrje për sezonin e kaluar, sepse ishin gjëra të jashtme. Ne duhet të mendojmë për të punuar. Avantazhi është se gjithçka është mbyllur dhe ne e dimë se rezultati në fushë do të na lejojë të luajmë ose jo në Champions League, vitin e ardhshëm, që është synimi kryesor.

Chiesa dhe Vlahovic? Federico është kthyer në krahasim me vitin e kaluar me më shumë vetëdije dhe qetësi. Ka këmbë të tjera. Dusan ka pasur ulje-ngritje me ijën, është më mire, edhe nëse jo ende 100%, por të shtunën me Atalantën kishte një pjesë të parë të mirë. Ne kemi Milik, kemi Kean, që për fat të keq mori një goditje dhe nuk do të jetë në dispozicion nesër. Kemi Yildizin, kështu që jam shumë i kënaqur.

Pogba është i ndryshëm nga të tjerët, por vjen pas një viti, apo një vit e gjysmë praktikisht pasivitet. Të kemi gjithmonë në dispozicion do të ishte një avantazh i madh për ne.

Titulli? Zakonisht, kushdo që fiton titullin është favorit, kështu që Napoli. Interi është i fortë, Milani, Lazio. Kampionati ende nuk ka filluar, ndoshta pas disa ndeshjeve do të jemi në gjendje të kuptojmë trendin. Vitin e kaluar morëm 30 pikë në transfertë, ndërsa Napoli 45 pikë, diferenca ishte pikërisht këtu”, deklaroi Allegri.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?