Ambasadores së Kupës së Botës i vjedhin profilin në Instagram, i postojnë foto erotike

Ambasadorja e Kupës që do të zhvillohet këtë vit në Rusi, Viktoria Lopireva po kalon një ditë shumë të vështirë sot. Bukuroshja e njohur, e cila është parë në disa evente gjatë viti 2017, duke takuar personazhe të ndryshme të futbollit, sot është sulmuar nga hakerat.

Ata i kanë vjedhur profilin e saj në Instagram, duke i postuar më pas disa foto erotike, në të cilat nuk është rusja por personazhe të panjohur. Kujtojmë që profili i saj është konfirmuar zyrtarisht nga rrjeti social, teksa tashmë misioni do të jetë për ta rimarrë kontrollin nëpërmjet denoncimit në Policinë Kibermetike. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?