Analiza e Capellos: Ishte Interi më i mirë i vitit, ja kush e bëri diferencën

Fabio Capello ka bërë analizën e tij në lidhje me duelin e mbrëmjes së djeshme, teksa Interi u mposht 2-0 nga skuadra e Klopp.

“Interi bëri një paraqitje shumë të mirë, luajti si i barabartë me Liverpoolin dhe kjo është diçka shumë e bukur. Diferencën e bënë zëvendësimet, njësoj si në derbi. Zëvendësimet favorizuan “Të Kuqtë”.

Interit i mungoi pak fat si dhe i mungoi shumë Barella. Vidal bëri një ndeshje të mirë, por mënyra si sulmon dhe ndryshon krahët e lojës Barella janë një nga armët më të forta të Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zikaltërit bënë një ndeshje shumë të mirë, më të mirën e vitit dhe treguan se kanë vlera edhe në arenën ndërkombëtare. Pamë një Inter që luajti si i barabartë me Liverpoolin. Ndryshimin e bënë zëvendësimet. Edhe në derbi, Milani fitoi pas zëvendësimeve, kështu ndodhi edhe me Liverpooli”, deklaroi Capello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?