Analiza e testimeve/ Strakosha del pozitiv, Immobile dhe Lucas Leiva dalin negativ

“Ansa” ka nxjerrë rezultatet e tamponëve për tre futbollistët e Lazios, të kryer të premten e kaluar në laboratorin e Avellinos, të kërkuar nga Prokuroria i këtij qyteti. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, analizat konfirmuan negativitetin e tamponëve për Immobilen dhe Lucas Leivan, ndërsa Thomas Strakosha, që ka humbur edhe grumbullimin me Shqipërinë, ka rezultuar pozitiv.

Në atë rrethanë, tamponët e tre lojtarëve dolën negativë, ndryshe nga laboratorët Synlab dhe Campus Biomedico, që për të njëjtët lojtarë nxorën rezultate të kundërta, pra të infektuar me COVID-19.

Strakosha, i cili ishte i vetmi që rezultoi pozitiv në rishqyrtimin e tamponëve, kishte rezultuar negativ në kontrollin e kryer në Avellino, por pozitiv në analizën e dy laboratorëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?