Ançeloti i bën daljen Elseid Hysajt
Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit te Napoli pasi largimi duket i pamshangshëm.
Shqiptari po kalon një moment të keq dhe gradualisht po shndërohet në një lojtar stoli nga trajneri Ançeloti.
Trajneri italian duket se i ka hapur dyert një largimi të mundshëm të mbrojtësit të Kombëtares, nisur nga fakti që prej lojës sulmuese që kërkon nga mbrojtësit anësorë, po aktivizon më së shumti Malkuit.
Për shkodranin ka oferta nga Chelsea dhe Bayerni i Mynihut dhe largimi në merkatos e verës duket i sigurt.
KOHA JONË SONDAZH

