Ancelotti i pakënaqur me arbitrin: Nuk u tregua shumë i kujdesshëm …

Real Madrid dhe City nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë mes tyre, të luajtur në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri Carlo Ancelotti foli për mediat, por duke u shprehur disi i rezervuar me arbitrin për vendimin e golit të de Bruyne.

“Rezultati nuk na shpërbleu për atë që bëmë në fushë, por na lë me ndjesi pozitive. Nëse përsërisim performancën në ndeshjen e parë, në Manchester kemi një shans të mirë për kualifikimin

City do të ketë avantazh sepse luan në fushën e tyre, por ne dimë të jemi të rrezikshëm edhe jashtë shtëpie. Ata na barazuan me aksion të izoluar dhe një goditje nga jashtë zone. Fitorja mund të ishte e merituar për ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbitri nuk ishte shumë i kujdesshëm në menaxhimin e kartonëve. Ai nuk po i kushtonte vëmendje, në një gjysmëfinale Championsi duhet të jeni më të kujdesshëm se aq”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?