Ancelotti: Pirlo më mirë të fundoset me idetë e tij se sa të të tjerëve

Carlo Ancelotti ishte mbrëmje i ftuar në emisionin e famshëm sportiv italian, “Tiki Taka”, teksa foli për disa tema të ndryshme. Ai nuk ngurroi të jepte këshilla për Pirlon si dhe një mendim për Ronaldon dhe Ibrahimovic.

“Ai (Pirlo) nuk ka nevojë për këshilla, por unë dua t’ia jap një: nëse do të fundoset, le të fundoset me idetë e tij jo me ato të të tjerëve”.

Ronaldo? Asnjëherë nuk ka ndodhur që t’i kërkoja që të mos luante, sepse ai është një lojtar që është më i mirë se të tjerët. Nuk duhet të jesh shkencëtar për ta kuptuar atë. Ibra dhe Ronaldo janë të pavdekshëm. Shënimi i golave në vazhdimësi nuk është një gjë e thjeshtë

Swiss Digital Desktop Reklama

Butësia në drejtim? Është një diskutim i gjatë dhe i ndërlikuar. Për fat të mirë, askush në jetën time nuk ka përdorur kamxhikun kundër meje, as babai im dhe as trajnerët e mi. Nëse një klub më zgjedh që të përdor kamxhikun me lojtarët, besoj se ka ngatërruar adresë”, deklaroi Ancelotti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?