Ancelotti rrëfen për herë të parë: Ja pse u shkarkova nga Bajerni, Hoeness…!

Trajneri Carlo Ancelotti për herë të parë ka rrëfyer arsyen përse u shkarkua nga Bajerni i Mynihut.

Në një intervistë për “La Domenica Sportiva”, tekniku italian hodhi poshtë hipotezën e medias se 5 lojtarë bavarezë ishin kundër tij, por theksoi se metoda e tij e punës nuk pëlqehej nga presidenti Uli Hoeness, shkruan “Football-Italia”.

“Shumë thashetheme janë thënë kohët e fundit. Nuk më pëlqen të kthehem mbrapsht se çfarë ka ndodhur. Sipas medias, unë u shkarkova nga Bayerni sepse kisha pesë lojtarë të mëdhenj kundër meje! Kjo është një gënjeshtër e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte një mosmarrëveshje në lidhje me metodologjinë tonë të punës. Kam ndërtuar metodën time të punës gjatë shumë viteve dhe unë nuk do ta ndryshoj atë për asnjë klub në botë. Lojtarët marrin pjesë në 60 ndeshje në vit dhe metoda ime bazohet në cilësi dhe jo në sasi. Në vend që të jem në fushë për një orë e gjysmë duke bërë vrapim të ngadaltë, preferoj të qëndroj atje për një orë dhe të përqendrohem për të bërë lojë sa më të mirë duke punuar me topin. Lojtarët për mua janë të gjithë njësoj..”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që pas humbjes 3-0 të Bajernit ndaj PSG-së, drejtuesit menjëherë shkarkuan Carlo Ancelottin, raporton SYRI.net.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?