Ergys Agasi del të premten para GJKKO-së, do të njihet me masën e sigurisë
Ergys Agasi do të dalë të premten para Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku do të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit të tij. Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim. Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet. Agasi dyshohet për disa vepra penale, përfshirë krijimin e një grupi kriminal, pastrimin e parave dhe shkelje të lidhura me tenderat.
KOHA JONË SONDAZH

