FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Lila: Fitojmë me Italinë

Përveç sulmuesit Armando Sadiku, në konferencën e shtypit të disa minutave më parë, ka folur edhe Andi Lila, një lojtar që luan në mesfushë dhe në mbrojtje. Kavajasi nuk e ka fshehur aspak besimin se Kombëtarja do të bëjë një paraqitje shumë të mirë, madje dhe se do ta fitojë ndeshjen me Italinë.

“Fat i madh për ne lojtarët, që luajmë me dy skuadra që janë shpallur kampione bote. Luajmë kundër lojtarëve, të cilët janë nga më të mirët në botë. Spanja ka kualitete, por në ndeshjen e parë, pavarësisht rezultatit, mund të them se luajtëm mirë në mbrojtje. Do të bëjmë lojën tonë, sepse çdo minutë në Kombëtare nuk përsëritet. Kemi dëshirë të bëjmë gjëra pozitive dhe them se kështu do të ndodhë.

Përfaqësojmë një komb të tërë kur dalim në fushë dhe jo veten tonë, ndaj mundohemi të japim më shumë se 100%. Siç e tha edhe Armando, na ra fati të kemi në grup dy skuadra të njohura, ndaj dhe nuk kishim entuziazmin e Europianit në këto eliminatore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por do të bëjmë maksimumin, sepse në Kombëtare çdo minutë vlen shumë. Kam shumë besim se do ta fitojmë ndeshjen me Italinë, që do ta luajmë në fushën tonë. Do të kemi 3 pikë më shumë pas Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me thënë të drejtën, jo për servilizëm, kemi tifozët më të mirë në botë dhe me mund të kalojmë çdo vështirësi”, – tha mes të tjerash kavajasi që luan në kampionatin grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?