FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andre Silva shpëton sërish Milanin, Roma mund Krotonen (VIDEO)

Milani mban gjallë shpresat për një vend në Champions, teksa sot ka mundur me përmbysje 3-2 Kievon. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me turkun Çalhanoglu. Skuadra e Gatuzos dominoi në lojë, por pësoi një bllokim në mesin e pjesës së parë.

Në minutën e 33-të, Xhakerini futet mjaft mirë nga e majta në zonë duke pasur për Stepinskin, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Pa festuar mirë golin e parë, Kievo bën surprizën duke shënuar golin e dytë. Këtë herë është Inglese që realizon një gol shumë të bukur në hyrje të zonës. Në minutat shtesë Kesi humbi një penallti, pasi Sorrentino e ndali mjaftë mirë.

Pas pushimit skuadra e Gatuzos shton presionin, teksa do të gjente golin e barazimit me Kutronen në minutën e 54-t. 8 minuta nga fundi i ndeshjes shpëtimtari i kuqezinjve është sërish Andre Silva që shpëton kuqezinjtë duke shënuar golin e avantazhit, i dyti radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma ka fituar në transfertë 2-0 ndaj Krotones me golat e El Sharauit dhe Naingolan. Atalanta ndërkohë ka shkatërruar 5-0 Veronën. Josip Iliçiç ka shënuar tripletë, ndërkohë që golat e tjerë u realizuan nga Kristante dhe Gomez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?