Andrea Pirlo: Juven e dua në finalen e Champions, përballë Realit
Andrea Pirlo shprehet optimist që Juventusi do të arrijë deri në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku dëshira e tij e madhe është që të përballet me kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid. – “Është e vështirë për ta fituar Ligën e Kampionëve. Në finale kam dëshirë që të takohemi me Real Madridin”, deklaroi Pirlo. Bardhezinjtë prej tre sezonesh dominojnë në Itali, ku edhe këtë vit janë favoritë për titullin kampion. – “Edhe në Itali jemi duke luajtur mirë, përkundër barazimit me Cesenën. Jemi shtatë pikë para Romës dhe besoj që jemi drejt titullit të katërt”, – shprehet Pirlo. Juventus do të përballet javën që vjen me Borusia Dortmund, për një vend në çerekfinale të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

