Arbitrat “ngelin në klasë”
Këtë sezon të ri futbollistik, arbitrat e futbollit duket se e kanë marrë më lehtë sesa duhet. Kur po mbaron faza e parë e tij, në një nga testet e ndërmjetme fizike që i është bërë të gjithë gjyqtarët kryesorë, të gjithë kanë mbetur në klasë.
Asnjëri nga 40 gjyqtarët që morën pjesë në këto kontrolle fizike nuk ka mundur të kapë normat e testimit UEFA të quajtur “Jo Jo”, duke treguar një gjendje jo të mirë të tyre nga këndvështrimi fizik.
Nëse do të ishte një test kualifikues si ai i fillimit të sezonit në muajin gusht apo i janarit, atëherë nga kjo fundjavë që vjen asnjëri nga gjyqtarët nuk do të gjykonte dot, duke rrezikuar javën e të gjitha kategorive të futbollit shqiptar, në bazë të rregullores.
Testi “Jo-Jo” është një ndër më të vështirët në aspektin fizik të UEFA-s dhe i bëhet kryesisht gjyqtarëve ndërkombëtarë nga vetë UEFA, ndërkohë që edhe sektori i gjykimit në vendin tonë ka vendosur të zhvillojë këto teste për të parë gjendjen e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

