Arbnor Muja pritet të jetë një nga risitë e Sylvinhos, u kualifikua në grupet e Champions League
Antwerp i Belgjikës ia doli të marrë një biletë për në grupet e Champions League pasi mposhti dy herë AEK-un. Te belgët bën pjesë edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor që pak kohë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, duke qenë gati për të luajtur me kombëtaren kuqezi.
Mungesa e ftesës nga Kosova ka bërë që Muja të zgjedhë kalimin te kuqezinjtë, me të cilët pritet të bashkohet në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Çekisë dhe Polonisë.
Trajneri Sylvinho pritet që të shpallë listën me emrat e grumbulluar, në të cilën do të ketë disa risi. Muja do jetë pjesë e grupeve të Champions League, teksa është titullar fiks me belgët.
KOHA JONË SONDAZH

