Argjentina ngec ndaj Paraguait, Messit i anulohet një gol nga VAR (VIDEO)

Argjentina nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Paraguait, në sfidën e vlefshme për kualifikimet për në Kupën e Botës 2022.

Në Buenos Aires mysafirët patëm një fillim më të mirë dhe në minutën e 21-të kaluan në epërsi. Martinez Quarta ndërhyri në mënyrë naive ndaj Almiron në zonë, duke shkaktuar 11-metërsh. Ekzekutimin e mori përsipër Romero, duke arritur që të shënoje.

Argjentina reagoi mjaft mirë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 41-të me Nicolas Gonzalez. Në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, VAR-i ndërhyn për të anuluar golin 2-1 të shënuar nga Messi, për një ndërhyrje të gabuar në ndërtimin e aksionit.  Më pas Argjentina e kërkoi disa herë golin, por nuk do të arrinte që ta gjente sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?