Argjentina rikthen Higuain-in, në listë mungojnë Dibala dhe Ikardi

Gonzalo Higuain rikthehet në kombëtaren e Argjentinës. Sipas  “ESPN”, trajneri Jorge Sampaoli do ta thërrasë sulmuesin e Juventusit për ndeshjet e tjera miqësore, në përgatitje për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet kësaj vere në Rusi.

Miqësoret e planifikuara për Albiceleste do të luhen kundër Italisë (23 mars) dhe Spanjës (27 mars). Paulo Dibala dhe Mauro Ikardi nuk do të jenë në këtë listë.

Në listë nga sulmuesit janë Lionel Mesi, Kristian Pavon, Serxhio Aguero, Anxhel Di Maria, Diego Peroti dhe Lautaro Martinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?