FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina rrezikon mos kualifikimin në botëror

Jorge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, ka dhënë një deklaratë interesante para ndeshjes me Ekuadorin. Argjentina rrezikon që mos të kualifikohet në Botërorin “Rusia 2018”. Argjentinasit duhet të fiutojnë ndaj Ekuadorit nëse duan të shkojnë në Rusi.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka thënë se do të jetë i gëzuar edhe në rast se shënon një fitore të pamerituar. “Me këtë rast, do të jem i lumtur nëse ekipi do të fitojë edhe nëse nuk e meriton”, ka deklaruar Sampaoli. Ai pretë që edhe pjesa tjetër e ekipit të angazhohet sikurse ylli i Barcelonës, Lionel Messi, përcjell Express.

“Në këto tri ndeshje, unë udhëhoqa një Messi të pabesueshëm dhe të angazhuar. Nëse jemi në nivelin e Messit, ndeshja do të shkojë shumë mirë”, ka theksuar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë shpresoj se kualifikimi do të arrihet, sepse, përtej numrave, Argjentina e meriton këtë.”, ka theksuar ish trajneri Sevillas.

Swiss Digital Mobile Reklama

.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?