Arkëtime rekord nga promovimi në Premier League, Hull City me plane të mëdha në merkato

Lewis Coyle of Hull City lifts the Sky Bet Championship Play-Off Final trophy following the Sky Bet Championship Play-Off Final between Hull City and Middlesbrough at Wembley Stadium, London. 23/05/2026

Një vit më parë luftonte për mbijetesë dhe siguroi qëndrimin në kategori vetëm falë diferencës së golave, ndërsa tani feston rikthimin spektakolar në elitën e futbollit anglez. Hull City ka shkruar një nga historitë më të bukura të sezonit, duke siguruar promovimin në Premier League pas triumfit në finalen e “play-off”-it të Championship.

“Tigrat” mposhtën me rezultatin 1-0 Middlesbrough në stadiumin legjendar Wembley Stadium, sukses që jo vetëm garanton rikthimin në kampionatin më të fortë anglez, por edhe një përfitim financiar kolosal.

Sipas vlerësimeve, promovimi do t’i sjellë klubit të paktën 205 milionë paund (rreth 237 milionë euro) të ardhura shtesë gjatë tre sezoneve të ardhshme. Ndërkohë, kompania Deloitte vlerëson se kjo shumë mund të kalojë 365 milionë paund (afërsisht 422 milionë euro), nëse Hull City arrin të mbijetojë në Premier League edhe pas sezonit të parë të rikthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas suksesit historik foli edhe trajneri në detyrë, Sergej Jakirović, i cili dha një mesazh të qartë për drejtuesit e klubit lidhur me nevojën për përforcime.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të përpiqemi të afrojmë lojtarë më cilësorë se ata që kemi aktualisht. Megjithatë, besoj se grupi kryesor që na solli deri në Premier League mund të qëndrojë dhe të japë ende kontribut”, deklaroi ai për Sky Sports UK.

Më pas, tekniku theksoi se skuadra ka nevojë për më shumë cilësi në prag të merkatos së verës: “Duhet të kemi lojtarë më të mirë se ata aktualë”, një deklaratë që interpretohet si sinjal i qartë për investime të rëndësishme në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?