FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Duka: Vetëm Zoti mund të më thotë “Mjaft”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollitm Armand Duka ka lëshuar një intervistë të gjatë për gazetaren Vilma Masha në Supersport, intervistë që do të transmetohet nesër në mbrëmje (ora 21.00), por ndërkohë dalin pasazhe të shkurtra nga intervista dhe një i tillë mjaft interesant lidhet me një pyetje që ka lidhje direkte me rikandidimin e Dukës si president Federate.

“Nëse një ditë do të thoshit “mjaft, stop”, nga se do të vinte kjo? Nga lodhja, apo ndoshta nga ndonjë arsye tjetër?”, pyet Vilma Masha.

“Nga Zoti, vetëm Zoti duhet të më thotë mjaft. “Mjaft” thotë ai që nuk ka asgjë, ai që ka, duhet të luftojë gjithnjë për diçka më shumë. Ai që ndien se mund të japë, duhet të vazhdojë të japë, me maksimumin e tij, me përkushtimin e tij, me ndërgjegjen e tij. Mjaft thotë vetëm Zoti”, është përgjigja e Dukës. Mesazhi është i qartë, Duka do të jetë kandidat për kreun e FSHF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?