FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Armando Sadiku: Viti 2018 ishte i mallkuar, mos ardhttë kurrë!

Armando Sadiku u transferua pak ditë më parë nga Levante te skuadra e Luganos në kampionatin zvicerian, duke lënë pas dëmtimin që e mbajti gjatë larg fushave të blerta.

Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, Sadiku e ka cilësuar vitin që sapo lamë pas si një vit të “mallkuar”.

“Viti 2018 mos ardhtë më kurrë. Kam qenë i pafat. Në fillim theva hundën te Levante dhe më pas pësova një dëmtim të rëndë që më mbajti jashtë më shumë se 5 muaj. Kam qenë i pafat te Levante, por jam i bindur që te Lugano do të mund të rikthehem ai që isha dhe të jem në dispozicion të Kombëtares.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pse jam kaq efikas me ekipin përfaqësues? Sepse shfrytëzoj ato pak raste që më krijohen. E di shumë mirë që Shqipëria krijon pak raste, ndaj edhe përpiqem të shfrytëzoj mundësitë që më jepen”, tha Sadiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?