Arrihet akordi final, Mikitarjan pranon transferimin te Arsenali

Zhvillime të reja të rëndësishme në merkato e Premier League. Henrik Mikitarjan ka pranuar që të transferohet te skuadra e Arsenalit, duke zhbllokuar operacionin edhe për transferimin  Aleksis Sançes te ekipi i Mançester Junajtid.

Armeni pritet të shkojë te topçinjtë, për të pasur më shumë hapësira në pjesën e dytë të sezonit. Agjenti Mino Raiola deri më tani kishte vonuar marrëveshjen. Mikitarjan ka kohë që nuk bën pjesë në planet e Zhoze Murinjos, teksa trajneri portugez padyshim do të jetë njeriu më i lumtur pas këtij operacioni.

28-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet për “Djajtë e Kuq”. Përveç tij Arsenali në do të zyrtarizojë edhe afrimin e Aubamejang nga Dortmund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?