Arrihet akordi/ Interi transferon serbin e Udineses
Lazar Samardzic është thuajse lojtari më i ri i skuadrës së Interit. Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje me lojtarin serb, i cili do të veshë fanellën e nënkampionëve të Europës në sezonin e ri.
Udinese ndërkohë do të përfitojë 15 milionë euro plus kartonin e Giovanni Fabbian duke arritur thuajse shifrën e 25 milionë eurove. Në pritje të një “Ok” nga Bayerni për portierin Sommer, Samardzic do të jetë blerja e pestë e Marottës në këtë merkato vere.
Interi ka ndërtuar një skuadër të konsoliduar për Inzaghin në sezonin e ri, ku objektivi primar do të jetë rikthimi te titulli kampion. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

