FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrihet marrëveshja, sulmuesi i madh kontratë të re me Interin

Interi i nis mjaft mirë sezonin pasi ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me Ivan Perisic i cili është në planet e ardhshme të Spalletit.

Sulmuesi kroat ka zgjatur bashkëjetesën deri në vitin 2022 me një pagë që kap shifrën 4.5 milionë euro në sezon por nuk përfshin asnjë klauzolë largimi, shkruan “Calciomercato.com”.

Një gol e një asist ndaj Fiorentinës, dy asist në ndeshjen më Romën, Perisic është një vlerë e shtuar në Interin e Spalletit, që tashmë ka si objektiv ta sintonizojë 28 vjecarin me frekuencat zikaltër për të krijuar me të një pikë të fortë të projektit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë Manchester United pati një interesim të madh për Perisic, por në fund kroati zgjodhi të qëndrojë në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?