FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arsenal dhe Juventus sytë nga futbollisti kosovar

Teksa merkatoja e dimrit ka nisur zyrtarisht, Donis Avdijaj, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, mund të largohet nga Holanda gjatë këtij muaji, drejt një prej skuadrave të mëdha evropiane. Arsenali dhe Juventusi i kanë vënë syrin futbollistit kosovar, i cili aktualisht luan në ekipin holandez, Willem II.

Mediat holandeze kanë shkruar sot se klubi anglez dhe ai italian do të tentojnë ta bëjnë të vetin përfaqësuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit.

22 vjeçari e riktheu formën pas transferimit nga Schalke në Holandë. Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?