Arsenali fiton ndaj Leeds dhe shton shanset për zonën Champions (VIDEO)
Arsenali mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Leeds në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Golat për vendasit u realizuan në 10 minutat e para me të njëjtin autor.
Bëhet fjalë për Nketiah, që “tundi rrjetën” përkatësisht në minutën e 5-të dhe 10-të. Leeds do reagonte vetëm në minutën e 66-të me Llorenten.
Gjithsesi, gol thjeshtë për statistikë, pasi në fund me 3 pikë do dilte ekipi i Artetas. Arsenal është në vendin e katërt me 66 pikë. Leeds është e 18-ta.
KOHA JONË SONDAZH

