Arsenali fiton super duelin ndaj United, dy gola në kohën shtesë (VIDEO)

Arsenal ka arritur një fitore në frymën e fundit ndaj Manchester United në shifrat 3-1. Marcus Rashford shënoi një gol mjaft të bukur duke mposhtur me një goditje të bukur portierin Aaron Ramsdale.

Megjithatë, reagimi i “Topçinjve” nuk vonoi dhe erdhi vetëm një minutë më pas me anë të Martin Odegaard që shfrytëzoi në maksimum një pasim të Martinellit.

Në pjesën dytë, skuadra e Mikel Artetës provoi në disa raste të godiste kuadratin e portierit Onana, por pa pasur saktësinë e duhur. Arsenali nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit pasi në 96-tën, Declan Rice çoi peshë tifozët në Emirates kur shënoi me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

United nuk kishte kohë për të reaguar dhe pësoi edhe një tjetër gol me anë të Gabriel Jesus, që shënoi me një veprim të bukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?