Arsenali rikthehet te fitoret, Xhaka shënon super gol ndaj Chelsea-t (VIDEO)
Arsenali më në fund rikthehet te fitore dhe e bën këtë gjë në një super duel ndaj Chelsea-t. Topinjtë triumfuan 3-2 ndaj Bluve të Londrës.
Lacazette zhbllokoi duelin në minutën e 35-të me penallti, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, Granit Xhaka shënoi super gol nga goditja e dënimit me një ekzekutim perfekt. Arsenali nuk u ndal me kaq, pasi në fillimin e fraksionit të dytë realizoi një tjetër “perlë” me Bukayo Saka.
Chelsea ndërkohë rindezi shpresat 5 minuta nga fundi me Tammy Abraham, ndërkohë që në minutën e parë të shtesës Jorginho humbi penallti. Kjo është fitorja e pestë sezonale për ekipin e Artetës që gjendet në vendin e 15-të me vetëm 17 pikë në 15 javë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

