Arsyet që e pengojnë ‘fiksimin’ e Perezit të transferohet te Real Madridi

Harry Kane vazhdon të jetë ëndrra e ndaluar e presidentit të Realit të Madridit.

Florentino Perez dëshiron një bomber të klasit të parë për të plotësuar boshllëkun e golave që ka lënë Ronaldo pas largimit dhe sulmuesi i Totenhemit mbetet objektivi kryesor.

Problemi është se ai mbetet thuajse një transferim i pamundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre janë arsyet që e pengojnë atë të ndodhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari, kapiteni i Anglisë nuk ka qëllim që të lërë klubin e tij, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

Së dyti, presidenti i Spursave, Daniel Levi, është një njeri shumë i vështirë për të negociuar. Ai këmbëngul se nëse bomberi do të largohej një ditë, ai do të kushtonte më shumë se Neymar (222 milion euro).

Së treti, pengesa e fundit ka të bëjë vetë me dyshimin nëse Kane do arrinte të ambientohej në La Liga, ku historia ka treguar se britanikët pasur gjithnjë probleme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?