As Juve dhe as Barcelona, Guardiola merr vendimin për të ardhmen

Tashmë është zyrtare: Pep Guardiola ka rinovuar edhe për dy vite të tjera kontratën me Manchester City-in. Strategu katalanas ka zgjatur aventurën e tij në Manchester deri në vitin 2023, e cila është në fakt më gjata në karrierë.

Ai kaloi fillimisht pak më shumë se 4 vite te Barcelona, 3 në Gjermani me Bayernin dhe është që nga viti 2016 me City-in, ku ka fituar 8 trofe.

“Që kur kam mbërritur te Manchester City jam ndjerë i mirëseardhur, në klub dhe në qytet. Deri tani kemi kaluar shumë gjëra së bashku, shënuar gola, fituar trofe, jemi krenar për sukseset që kemi arritur. Kam të gjitha mundësitë për të bërë mirë punën dhe jam i nderuar për besimin”, deklaroi strategu italian. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?