Ashtu si Cristiano Ronaldo e Andrea Pirlo, Armenia nis të “dridhet” nga Alban Meha

Super-goli i futbollistit të kombëtares sonë, Alban Meha, ka bërë jehonë në mediat e huaja. Nuk ishte Cristiano Ronldo, as Andrea Pirlo, po lojtari kosovar i kombëtares shqiptare që shënoi në Bundesligë me Paderborn një gol të jashtëzakonshëm dhe me vlerën e tre pikëve. Meha realizoi perfekt nga goditja e dënimit ndaj Hannoverit, duke shënuar golin e fitores për Paderborn në transfertë, 1-2, dhe jo vetëm se shënoi golin e fitores, por mënyra sesi ekzekutoi goditjen e dënimit, i ka mahnitur të gjithë. Ajo që i ka çuditur më së shumti tifozët dhe mediat është trajektorja e pabesueshme e topit që e ka marrë përgjatë rrugës drejt portës.  – “Ka kaluar kohë e gjatë që nuk kemi marrë tri pikë, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tonë, ashtu siç bëmë javën e kaluar me Këlnin. Ne sot (dje) u mbrojtëm mirë në pjesën e parë dhe më pas rrezikuam në të dytën dhe do të mund të ishim në epërsi të parët përmes Suleyman Koc. Fatkeqësisht topi nuk hyri në portë dhe më pas pranuam golin. Më pas ia dolëm të rikthehemi dhe fitorja ishte e merituar”, tha Meha për ‘Bundesliga.com’. Sa i përket goditjes, ai tha se portieri nuk pati faj,  kuptohet se trajektorja që mori topi nuk i sha shanse gardianit të Hanover, të reagonte në kohë.  Pas një dëmtimi, Meha rikthehet, në formë të shkëlqyer. Ai me këtë gol dhe me këtë paraqitje, i ka treguar Gianni de Biasit se është gati edhe ndaj Armenisë, për të shënuar ndoshta një gol tjetër të ngjashëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?