Aston Villa e mbyll me avantazh të dyfishtë pjesën e parë të finales ndaj Freiburg
Aston Villa ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë të përballjes ndaj Freiburg, pas një 45-minutëshi të kontrolluar dhe me efikasitet maksimal në fazën sulmuese.
Skuadra angleze zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, kur Youri Tielemans realizoi një gol të bukur me goditje fluturimthi brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Aston Villa goditi sërish. Në minutën 45+4’, Emiliano Buendia provoi me një goditje fantastike nga distanca, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe dyfishuar shifrat në 2-0.
Menjëherë pas golit të dytë, arbitri sinjalizoi fundin e pjesës së parë, me Aston Villën që shkon në dhomat e zhveshjes me një avantazh të madh ndaj Freiburgut.
KOHA JONË SONDAZH

