FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atalanta e papërmbajtshme, mund me “manita” Cagliarin (VIDEO)

Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet me goleada këtë sezon. Skuadra e Gasperinit ka shkatërruar 5-2 Cagliarin, duke marrë kreun e renditjes së Seria A.

Bergamaskët ashtu si ndaj Lazios e mbyllën ndeshjen që në fraksionin e parë, duke shënuar plotë 4 gola. Mueriel, një “perlë” e Gomez, Pasalic dhe Zapata realizuan në portën e Cragnos, ndërkohë që në krahun tjetër Godin i dha barazimin e përkohshëm Cagliarit duke shënuar në debutim.

Në fillimin e pjesës së dytë Joao Pedro u mundua që të rihapte ndeshjen, por 9 minuta nga fundi Lammers i vuri vulën një tjetër ndeshje fantastike të ekipit ku aktivizohet edhe Berat Gjimshiti. Një tjetër ndeshje shumë e mirë për mbrojtësin shqiptar, i cili kërkohet nga disa ekipe njohura europiane. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?