Atalanta fiton dhe kualifikohet në Holandë, Liverpooli ndalet në Danimarkë (VIDEO)
Sporti E Mërkurë, 9 Dhjetor 2020 20:52
Atalanta është skuadra e dytë që kualifikohet në Grupin D. Begamaskët triumfuan minimalisht 1-0 në Holandë ndaj Ajax, edhe pse në fakt i mjaftonte edhe barazimi. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Luis Muriel 5 minuta nga fundi i ndeshjes.
Liverpooli ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Midtjylland. Salah zhbllokoi ndeshjen që në minutën e parë, ndërkohë që vendasit do të barazonin me Scholz. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

