Atalanta kërkon 3 pikët ndaj Frosinones me dy shqiptarë në fushë

Pas pak minutash Atalanta do të zbresë në fushë për të luajtur ndeshjen e javës së 20-të në transfertë ndaj Frosinone. Trajneri Gasperini ka vendosur që t’u besojë nga minuta e parë dy shqiptarëve.

Berisha si gjithmonë do të jetë në katërkëndësh, ndërkohë që risi është Berat Gjimshiti, i cili është preferuar para Masiellos dhe Palominos. Mbrojtësi shqiptar po kalon një formë shumë të mirë dhe mund të mbetet në Bergamo, edhe pse kërkohet me ngulm nga Besiktas. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?