Atletico e pandalshme, fiton ndaj Sevillas dhe blindon vendin e parë (VIDEO)
Atletico e Madridit nuk ka ndërmend të ndalet, teksa ka fituar pastër 2-0 ndaj Sevillas në “Wanda Metropolitano” dhe tashmë e shohin veten në vendin e parë me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit. Nuk duhet harruar fakti se “Los Colchoneros” kanë edhe dy ndeshje më shumë për të zhvilluar krahasuar me rivalët.
Skuadra e Simeones shënoi që në minutën e 17-të me Correan, duke marrë kontrollin e lojës dhe sigurisht epërsinë psikologjike. Golin e sigurisë skuadra e Simeones e realizoi në minutën e 76-të me Saul, për t’i luajtur më qetë minutat e mbetura.
KOHA JONË SONDAZH

