Atletico fiton me një autogol ndaj Valencias, i bashkohet Sociedadit në krye (VIDEO)

Atletico Madrid nuk ka ndërmend të ndalet në La Liga, duke marrë fitoren e radhës. Skuadra e Simeones fitoi minimalisht 1-0 në transfertën kundër Valencias.

Fraksioni i parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura. 10 minuta nga fundi do të vinte dhe momenti që do të vendoste ndeshje. Pas një krosimi të Carrasco, Lato gabon krejtësisht duke e dërguar topin në rrjetën e portës së tij.

Atletico Madrid i bashkohet Sociedadit në krye me 23 pikë, por me avantazhin se ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?