Atletico fiton me vuajtje ndaj Granada-s, arratiset me +8 në krye (VIDEO)
Atletico Madrid rikthehet te fitore në La Liga, duke blinduar vendin e parë në renditje. Skuadra e Simeones triumfoi me vështirësi 2-1 ndaj Granada-s në transfertë.
Marcos Llorente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 63-të me një goditje me të majtën në hyrje të zonës. Herrera do të rikthente baraspeshën vetëm 3 minuta më pas, por Los Colchoneros do të reagonin.
Në minutën e 74-t, Angel Correa realizoi dhe golin e fitores që ka vlerën e 3 pikëve. Atletico Madrid ngjitet në kuotën e 54 pikëve, 8 më shumë se Reali dhe me një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

