Atletico fiton ndaj Elches dhe ruan kryesimin e La Ligas (VIDEO)

Atletico e Madridit ka harruar humbjen në derbi, pasi trumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Elches në “Wanda Metropolitana” dhe ka nisur shkëputjen në krye të renditjes, me 29 pikë.

Uruguaiani Luis Suarez ishte protagonist i padiskutueshëm në sfidën e pasdites së sotme, pasi shënoi dy herë për “Los Colchoneros” ndërkohë që  Diego Costa mbylli llogaritë me penallti, pak pasi Boye kishte shënuar golin e vetëm për Elchen.

Skuadra e Diego Simeone arriti të zgjidhë ndeshjen kryesisht nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta, që edhe këtë herë u shndërruan në një armë mjaft efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?