Atletico i shkakton një tjetër humbje Barcelonës, vendos gafa e Ter Stegen (VIDEO)
Barcelona vazhdon të vuajë në La Liga. Skuadra katalanase ka pësuar një humbje 1-0 ndaj Atletico Madrid, që shënon dhe disfatën e tretë sezonale.
Los Colchoneros përfituan nga një dalje shumë e gabuar e Ter Stegen në fundin e shtesës së pjesës së parë që do të shfrytëzohej më së miri nga Carrasco. Sulmuesi i Atleticos e shmangu dhe më pas e dërgoi “sferën” në kuadrat.
Brarcelona vuajti shumë mungesën e hapësirave, teksa rasti i vetëm mund të cilësohet ai i Griezmann 8 minuta nga fundi, teksa do të ndalej nga Oblak. Fitorja e ngjit Atleticon në vendin e dytë me 20 pikë, po aq sa edhe Sociedadi kryesues. Barcelona ndërkohë mbetet në vendin e 10-të me vetëm 11 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

