Atletico Madrid fiton derbin ndaj Vallecanos, super Alvarez me tripletë

Atletico Madrid doli fitues nga derbi me Rayo Vallecano, duke triumfuar 3-2 falë një triplete të jashtëzakonshme të Julián Alvarez.

Skuadra e Diego Simeones e nisi ndeshjen me ritëm dhe kaloi shpejt në avantazh, kur Alvarez shënoi me një goditje të fuqishme pas asistit të Marcos Llorente.

Rayo, megjithëse më pak i rrezikshëm, arriti të barazonte në fundin e pjesës së parë me një gol spektakolar të Pep Chavarría, i cili e befasoi portierin Jan Oblak me një goditje nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, protagonisti absolut mbeti Alvarez, i cili me dy finalizime të tjera i dha fitoren e merituar Atleticos. Edhe pse Vallecano u përpoq të reagojë, vendasit arritën të menaxhojnë avantazhin deri në fund, duke marrë një fitore të madhe në “Civitas Metropolitano”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?