Atletico Madrid fiton me një penallti të dyshimtë ndaj Levantes (VIDEO)

Atletico Madrid merr fitoren e parë në vitin 2019, teksa sot ka mundur minimalisht 1-0 Levanten në “Wanda Metropoliano”. Skuadra e Diego Simeones ka vuajtur shumë në sfidën e javës së 19-të.

Ndeshja u vendos nga një penallti e dyshimtë e akorduar në minutën e 57-të pas një prekje të topit me dorë, e cila në fakt dukej që ishte krejtësisht e pavullnetshme.

Griezmann shënoi nga pika e bardhë, ndërkohë që Oblak u kujdes më pas në dy raste për ta mbajtur portën e paprekur. Atletico Madrid me këtë barazim mbete në vendin e dytë, me dy pikë me pak se Barcelona. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?