Atletico Madrid rigjen fitoren në La Liga me 3 gola të sulmuesve (VIDEO)

Atletico Madrid është rikthyer në rrugën e fitoreve në La Liga duke marrë një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Osasunës.

Los Colchoneros zhbllokuan rezultatin shumë shpejt me Joao Felix që në minutën e tretë, ndërsa në fraksionin e dytë Luis Suarez në minutën e 59-të me Correan një minutë nga fundi vulosën tre pikët për miqtë.

Falë këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone ngjitet në kuotën e 42 pikëve ne vendin e tretë, ndërsa Osasuna mbetet e nënta me 32 pikë të grumbulluara në 25 javë kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?