Atletico nuk di të ndalet, fiton ndaj Alaves dhe “blindon” vendin e parë (VIDEO)
Atletico Madrid nuk di të ndalet në La Liga. Skuadra e El Cholo Simeones e nisi 2021 me fitore duke u ngjitur sërish në krye të kampionatit. Los Cholchoneros triumfuan me shumë vështirësi me shifrat 1-2 në transfertën baske ndaj Deportivo Alaves.
Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Marcos Llorente i cili ia bëri më të thjeshta gjërat Atleticos. Alaves mbeti me 10 lojtarë pas 60 minutash pasi Laguardia u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë atëherë kur fitorja dukej e sigurt për miqtë, Alaves barazoi rezultatin me autogolin e Felipes 6 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Por për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun skuadrës së Simeones mendoi Luis Suarez që i dha fitoren me golin e 1-2 në minutën e 89-të. Atletico qëndron në krye më 28 pikë, 2 më shumë se Reali dhe me dy ndeshje më shumë për të luajtur.
KOHA JONË SONDAZH

