Atletiko “mbyll” La Ligan, barazim zhgënjyes ndaj Xhironës (VIDEO)
Atletiko Madrid i jep një goditje të fortë “shpresave” për të sfiduar Barcelonën për titullin kampion. Skuadra e Diego Simeones është ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin “Uanda Metropolitano”.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 34, teksa Diego Kosta jep një asist fantastik për Griezman. Francezi e kishte shumë të thjeshtë për të shënuar me portën e boshatisur.
Në pjesën e dytë në minutën e 73, vjen dhe goli i barazimit të Xhironës që përfitojnë nga një largim shumë i keq i topit nga Kokë. Portu gjendet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të ndëshkuar Atletikon. Ekipi i Simeones mban vendin e dytë me 43 pikë, 8 më pak se Barcelona, por blaugranët kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

