FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aubamejang është i Arsenalit, transferim rekord në Londër

Arsenali ka arritur akordin final për transferimin e Pierr Emerik Aubamejang për 63 milionë euro, që është dhe transferimi më i shtrenjtë për klubin londinez. Negociatat në orët e fundit kanë pasur zhvillime pozitive,  duke mbyllur një operacion që ka zgjatur prej muajsh. 180 mijë euro në javë do të përfitojë sulmuesi nga Gaboni, i cili në ndeshjet e fundit nuk ka luajtur me verdhezinjtë në shenjë rebelimi.

Dortmund ka kërkuar me ngulm 70 milionë euro, por sot është dorëzuar përballë ofertës së re të Arsenalit, që siguron një sulmues të rëndësishëm pas largimit të Aleksis Sançez. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?