Aubamejang u shkruan tifozëve të Dortmundit: Ju e dini që unë jam i çmendur!
Tashmë gjithçka ka marrë fund. Pierre-Emerik Aubamejang është larguar nga skuadra e Borusia Dortmund për t’u transferuar në Londër ku do të veshë fanellën e Arsenalit.
Sulmuesi nga Gaboni prej muajsh ka kërkuar largimin nga verdhezinjtë, madje ai ka organizuar edhe një ndeshje kalçeto në kohën kur shokët e tij ishin në fushë për të luajtur në kampionat. Sjellja e tij nuk ka qen aspak profesionale dhe këtë e ka kuptuar dhe vetë Aubamejang, i cili u ka kërkuar falje tifozëve me një postim në Instagram.
“Ndoshta nuk jam sjell në mënyrën më të mirë, por e dini që unë jam i çmendur”, u është drejtuar ai tifozëve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

