Aubameyang gjithnjë e më pranë Chelsea-t për 22 milionë euro

Chelsea nuk kërkon të humbasë kohë në merkato pas humbjes së rëndë në fundjavë kundër Leeds. Reparti i sulmit ka nevojë urgjente për ndërhyrje.

Emri më i përfolur është ai i Pierre-Emerick Aubameyang. Blutë e Londrës kanë arritur akordin me Barcelonën për transferimin e sulmuesit nga Gaboni për shifrën e 22 milionë euro, plus 5 të tjera që do të jepen në formë bonusesh.

Me afrimin e Aubameyang hapësirat për Armando Brojën tek Chelsea bëhen gjithmonë e më të pakta, pasi Tuchel preferon më shumë Havertz dhe Aubameyang. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?