FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Audiopërgjimet e Perez, reagon Real Madridi: Gazetari na shantazhoi në vitin 2011

Audiot e botuara nga gazeta spanjolle “El Confidencial’, me protagonist presidentin aktual të Real Madrid, kanë shkaktuar tërmet në Spanjë. Në këto biseda private, Florentino Perez flet me terma negativë për Cristiano Ronaldon, Mourinhon, Casillas, Raul dhe shumë të tjerë.

Reagimi i “Los Blancos” është shumë i ashpër. Përmes profilit të klubit në Tëiter, Perez është hedhur në kundërsulm duke deklaruar se gazetari Jose Antonio Abellan në vitin 2011 ka shantazhuar zëvendëspresidentin Eduardo Fernádez de Blas, duke i kërkuar atij 10 milionë euro në këmbim të “zhdukjes” së këtyre audiove të regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të manipuluara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?